top of page
E BARDHË SHIRIT.png

REGJIZORI DISIDENT XHAFAR (JAFAR) PANAHI U PRIT ME BROHORITJE NGA MBËSHTETËSIT GJATË KTHIMIT NË TEHERAN; REGJIMI ISLAMIK NUK KA REAGUAR NDAJ SUKSESIT TË TIJ NË FESTIVALIN E KANËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 2 min read

Teheran, Iran | Regjisori iranian Xhafar (Jafar) Panahi, i cili, sapo kishte fituar Palmën e Artë në Festivalin e Filmit në Kanë për filmin e tij “Un Simple Accident”, u duartrokit nga mbështetësit pas kthimit të tij në Teheran, sipas pamjeve të postuara në mediat sociale virtuale.

 

Pas vitesh të tëra ndalimi për t’u larguar nga Irani, qëndrimesh në burg ose xhirimit të filmave në mënyrë klandestine, z. Panahi mori pjesë personalisht në festival.

 

Pavarësisht se disa fansa kishin frikë nga pasojat për regjisorin pas kthimit të tij në Iran, ai mbërriti shëndoshë e mirë në orët e para të mëngjesit të sotëm në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Teheranit, i cili, mban emrin e Ajatollah Ruhollah Khomeini.

 

Ai mbërriti në Teheran herët këtë mëngjes dhe u kthye në shtëpi”, tha producenti francez i filmave Filip (Philippe) Martin për “Agence France Presse”, duke cituar shoqëruesit e tij.

 

Ai madje mësoi se i ishte dhënë vizë për të marrë pjesë në një festival në Sidnei pas rreth dhjetë ditësh”, tha ai.

 

Ndërsa po zbriste shkallët lëvizëse nga kontrolli i pasaportave në marrjen e bagazheve - raporton agjencia e lajmeve “AFP” - ai u dëgjua duke bërtitur: “Grua. Jetë. Liri”, slogani i lëvizjes protestuese 2022-2023 që ka tronditur autoritetet iraniane.

 

Ndërsa po largohej, regjizori Panahi u përshëndet nga një duzinë mbështetësish, siç tregohet në një video të postuar në Instagram nga regjisori iranian Mehdi Naderi dhe të transmetuar nga enti mediatik “Iran International Channel”, një kanal me seli në të huaj.

 

Duke buzëqeshur, regjisori u duartrokit, u përqafua dhe iu ofruan lule.

 

Pritja e ngrohtë në aeroport bie ndesh me reagimin e vakët nga media shtetërore dhe zyrtarët qeveritarë ndaj Palmës së Artë të parë për një regjisor iranian që nga filmi “Taste of Cherry” i të ndjerit Abbas Kiarostami në vitin 1997.

 

Megjithëse u përshëndet nga disa media, përfshirë agjencinë e lajmeve IRNA, triumfi i regjizorit Panahi mori vetëm pak mbulim në vend dhe gjithashtu shkaktoi një grindje diplomatike me Francën.

 

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, e quajti fitoren e tij një gjest rezistence kundër shtypjes së regjimit iranian në një postim në rrjetin social virtual Iks (X), duke bërë që Teherani të thërriste të ngarkuarin me punë të Francës për të protestuar ndaj komenteve ofenduese.

 

Unë nuk jam ekspert i artit, por ne besojmë se ngjarjet artistike dhe arti në përgjithësi nuk duhet të përdoren për të ndjekur qëllime politike”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei.

 

Filmi “Një Aksident i Thjeshtë” ka një nuancë të fortë politike, duke paraqitur pesë iranianë që përballen me një burrë që ata besojnë se i ka torturuar në burg, një histori e frymëzuar nga burgosja e vetë regjizorit Panahi.

 

Pasi fitoi çmimin, regjizori Panahi bëri thirrje për liri në Iran.

 

Le t'i lëmë mënjanë të gjitha problemet, të gjitha dallimet. Ajo që ka më shumë rëndësi tani është vendi ynë dhe liria e tij”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page