RASTI I PARË I LISË SË MAJMUNIT (MPOX) NË PAKISTAN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 16, 2024
- 1 min read
Islamabad, Pakistan | Pakistani regjistroi rastin e parë të Mpox-it, lisë së majmunëve, të cilën OBSH-ja e shpalli një emergjencë globale pak ditë më parë, megjithëse ende nuk është përcaktuar nëse është varianti i rrezikshëm Clade1, i regjistruar dje për herë të parë jashtë Afrikës, konkretisht në Suedi.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Islamabad, e cila thotë se i sëmuri ka ardhur nga një vend i papërcaktuar, është 34 vjeç dhe banon në provincën e Kaiber Pakhtunkhua (Khyber Pakhtunkhwa).
Tamponi u dërgua për testim gjenetik në një laborator të specializuar për të përcaktuar se për cilin lloj të Mpox-it bëhet fjalë.
Këtë vit, OBSH ka raportuar 14000 raste dhe 524 vdekje në Republikën Demokratike të Kongos.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments