top of page
E BARDHË SHIRIT.png

RAHOVEC; GJAKOVË | INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS PROPOZOI PEZULLIMIN NGA DETYRA TË PUNONJËSVE TË POLICISË FATBARDH CENA DHE SAMIR HOXHA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 15, 2025
  • 1 min read

Gjakovë, Republika e Kosovës | Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) propozoi pezullimin nga detyra të:

1- Punonjësit të Policisë Fatbardh Cena.

2- Punonjësit të Policisë Samir Hoxha.


Ata ushtrojnë funksione zyrtare në Stacionin Policor të Rahovecit (Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë).


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në shkelje penale të parashikuar si:

1- Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.


Njoftim | Hetimet lidhur me këtë rast janë duke u zhvilluar nga Departamenti i Hetimeve në IPK, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit me qëllim të sqarimit të plotë të të gjitha rrethanave dhe veprimeve eventualisht të kundërligjshme të zyrtarëve policorë të përfshirë.


Rekomandimi për suspendim të përkohshëm të zyrtarëve policorë është ndërmarrë me qëllim të mos-ndikimit në procesin hetimor dhe garantimit të pavarësisë dhe paanshmërisë së hetimeve, thuhet në njoftimin e IPK-së.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page