FSHATI BËRNJAK; RAHOVEC | BASHKIM HAXHIMUSTAFA U PËRFSHI NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; VDIQ; AGIM DAUTI U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 hour ago
- 1 min read

Fshati Bërnjak, Rahovec, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Z. Bashkim Haxhimustafa, me moshë 58 vjeç, drejtues i një automjeti bujqësor (traktor), u përfshi në aksident automobilistik.
Për pasojë, mbeti i plagosur, por, vdiq në spital.
Kufoma e tij do t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Në lidhje me rastin, u arrestua:
1- Z. Agim Dauti, me moshë 30 vjeç, drejtues automjeti.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments