top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QËNDRIMI I BASHËSHORTES SË Z. MJALLAQ PËRGJIKA LIDHUR ME NJË LAJM TË BOTUAR TEK MEDIA JONË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 28, 2023
  • 2 min read

Tiranë, Shqipëri | Në lidhje me një lajm të kronikës së zezë, të botuar nga Agjencia Telegrafike Vox, ka reaguar bashkëshortja e z. Mjallaq Përgjika, znj. Benita Përgjika, e cila, ka shprehur shqetësim qytetar, për faktin që emri i bashkëshortit të saj, është përmendur në përmbajtjen e artikullit.


Ajo i vuri në dispozicion Agjencisë Telegrafike Vox, fletën e parë dhe fletën e fundit, të një vendimi penal, të Kolegjit Penal, të Gjykatës së Lartë, të Republikës së Shqipërisë, të datës 15.09.2022, me anë të të cilit, pretendon se vendimi penal i shqiptuar ndaj z. Mjallaq Përgjika, nga Dhoma Penale, e Gjykatës së Apelit Korçë është prishur, duke urdhëruar Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë, që të rigjykojë çështjen penale në ngarkim të tij, me një tjetër trup gjykues.


Nga sa më sipër, media jonë, kur konceptoi dhe botoi artikullin ku është përmendur emri i z. Mjallaq Përgjika, nuk ka qenë në dijeni të vendimit të lartpërmendur të Kolegjit Penal, të Gjykatës së Lartë.


Në funksion të transparencës, Agjencia Telegrafike Vox, po boton mesazhin e bashkëshortes së z. Mjallaq Përgjika.


Përshëndetje.

Jam bashkëshortja e z. Mjallaq Përgjika.

Dua t’ju vë në dijeni për një gabim që është bërë në median tuaj, e kam fjalën për atë artikullin që keni botuar ku jeni shprehur se në vitin 2008, bashkëshorti im është thirrur si dëshmitar lidhur me vrasjen e z. Pëllumb Çollaku, shokut të tij të fëmijërisë (i dyshuar si i ekzekutuar nga z. Mjallaq Përgjika).


Ne familjarët e z. Mjallaq Përgjika, disponojmë një vendim të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të vitit dymijë e njëzet e dy (2022), me anë të cilit, janë hedhur poshtë vendimet penale që janë dhënë për z. Mjallaq Përgjika, konkretisht, të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, dhe të asaj të Apelit të Korçë.


© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox



 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page