QË NGA FILLIMI I PUSHTIMIT TË UKRAINËS JANË VRARË 300 MIJË USHTARË RUSË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 1, 2023
- 1 min read

Moskë, Federata Ruse | Numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë që nga fillimi i konfliktit ka arritur në 300 mijë.
Shtabi i përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Kievit e ka shkruar në Facebook, raporton Ukrinform.
Që nga 24 shkurti 2022, dita e pushtimit rus, Moska ka humbur 299080 ushtarë.
Sipas ushtrisë, trupat ukrainase shkatërruan afërsisht 5175 tanke armike, 7188 sisteme artilerie, 558 sisteme të mbrojtjes ajrore, 320 avionë, 324 helikopterë, 5399 dronë, 1544 raketa lundrimi, 20 anije dhe varka dhe një nëndetëse.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)
























Comments