top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QYTETI I JORKUT TË RI (NEW YORK CITY) | U MBAJTËN PROTESTA KUNDËR SULMIT NDAJ IRANIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Mar 1
  • 1 min read

Uashington, Amerikë | Një protestë kundër sulmeve ushtarake amerikane dhe izraelite ndaj Iranit tërhoqi disa qindra njerëz në Sheshin e Kohërave (Times Square) të Qytetit të Jorkut të Ri (New York City) dhe më pas u zhvendos nëpër Midtaun Manhatn (Midtown Manhattan) në Kolumbus Sërkll (Columbus Circle).


Demonstrata u organizua nga grupi i paqes “Answer Coalition”.


Një turmë e madhe demonstruesish u mblodhën gjithashtu pranë Shtëpisë së Bardhë për të protestuar kundër sulmit të ShBA-ës ndaj Iranit.


Jo bombardimit të Iranit” dhe “Jo një lufte të re amerikane në Lindjen e Mesme” shkruhej në pankartat që mbanin demonstruesit, ndërsa një grup oficerësh policie dhe agjentësh të Shërbimit Sekret patrullonin zonën me biçikleta.


Populli i bashkuar nuk do të mposhtet kurrë”, bërtitën disa në turmë.


Ndalojeni luftën kundër Iranit”, thanë ata.


Protesta u organizua nga disa grupe, duke përfshirë “50501 DC”, “Code Pink DC” dhe “Lëvizjen Rinore Palestineze”.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page