top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCA + BRITANIA E MADHE + RFGJ-ja I BËNË THIRRJE IRANIT TË SHMANGË SULMET NDAJ VENDEVE TË RAJONIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 3 days ago
  • 1 min read

Paris, Francë | Ne i nxisim udhëheqësit iranianë të kërkojnë një zgjidhje të negociuar.


Ne i dënojmë me fjalët më të ashpra sulmet iraniane kundër vendeve në rajon.


Irani duhet të përmbahet nga sulmet ushtarake pa dallim.


Ne bëjmë thirrje për rifillimin e negociatave dhe i nxisim udhëheqësit iranianë të kërkojnë një zgjidhje të negociuar”.


Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Presidenti Emanuel Makron, Kryeministri Keër Starmër (Keir Starmer) dhe Kancelari Federal Fridrish Merc (Friedrich Merz) - e thënë kjo sipas Pallatit Elize.


Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë vazhdimisht thirrje regjimit iranian që t'i japë fund programit të tij bërthamor, të kufizojë programin e tij të raketave balistike, të heqë dorë nga aktivitetet e tij destabilizuese në rajon dhe në territoret tona, dhe të ndërpresë shtypjen dhe dhunën e tij të papranueshme kundër popullit të vet.


Ne - Parisi, Berlini dhe Londra - nuk kemi marrë pjesë në këto sulme dhe jemi në kontakt të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Izraelin dhe partnerët në rajon”, thuhet atje.


Ne përsërisim angazhimin tonë për stabilitetin rajonal dhe mbrojtjen e jetës së civilëve”, thuhet atje më tej.


Deklarata përfundon duke deklaruar se populli iranian duhet të jetë në gjendje të vendosë vetë për të ardhmen e tij.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page