top of page
E BARDHË SHIRIT.png

QEVERIA SLLOVAKE PO KRIJON BAZËN LIGJORE ME QËLLIM QË POPULLIT T’I SHITET MISH ARIU | SI FILLIM DO TË VRITEN 350 ARINJ (NGA 1300 QË JANË GJITHSEJ).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Bratisllavë, Sllovaki | Mishi i ariut të murrmë së shpejti do t'i shitet publikut në Sllovaki.

 

Qeveria populiste e krahut të djathtë e njoftoi këtë.

 

Qeveria ka planifikuar të vrasë një të tretën e 1300 arinjve të vendit, 350 kafshë, pas disa sulmeve ndaj njerëzve.

 

Mishi, i konsideruar si një delikatesë në Evropën Lindore, do të dalë në shitje.

 

Këtë e raporton faqja e internetit e entit mediatik “BBC”.

 

Ariu i murrmë konsiderohet një specie pothuajse e kërcënuar në BE dhe gëzon mbrojtje të veçantë.

 

Skartimi i një numri të madh të ekzemplarëve në Sllovaki është kritikuar ashpër nga ambientalistët, partitë e opozitës dhe madje edhe nga Parlamenti Evropian.

 

Duke filluar nga java e ardhshme, njoftoi qeveria, organizatat e lidhura me Ministrinë e Mjedisit do të jenë në gjendje të shesin mishin, sapo të garantohen kushtet ligjore higjieno-sanitare.

 

Ne do të lirojmë për konsum çdo ari të vrarë që plotëson kushte të caktuara”, tha Ministri Filip Kuffa.

 

Pse? Sepse mishi i ariut është i ngrënshëm”, tha ai.

 

Arinjtë janë bërë një çështje politike në Sllovaki, për shkak të numrit në rritje të sulmeve ndaj njerëzve, disa prej të cilave fatale.

 

Vendi regjistroi 54 sulme midis viteve 2000 dhe 2020. Numri mesatar është rritur në 10 në vit.

 

Prillin e kaluar, një burrë u vra ndërsa po ecte në një pyll në qendër të vendit.

 

Pak më vonë, kryeministri populist Robert Fiko (Fico) njoftoi 350 vrasje, duke deklaruar se nuk mund të jetojmë në një vend ku njerëzit kanë frikë të shkojnë në pyll.

 

Qeveria thotë se sulmet janë për shkak të numrit të tepërt të plantigradave në qarkullim. Një tezë e kontestuar nga ambientalistët.

 

Mishi i ariut konsumohet vetëm në disa vende të Evropës Lindore dhe Veriore, ku konsiderohet një delikatesë.

 

Paraqet rrezikun e helmimit nga paraziti Trichinella.

 

Bashkimi Evropian kërkon që mishi të mos mund të vihet në shitje pa një test për parazitin Trichinella.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page