QEVERIA E SHBA-ës ANULOI KONTRATËN ME VLERË 590 MILIONË $ ME SHOQËRINË E BIOTEKOLOGJISË “MODERNA” E CILA SYNONTE TË ZHVILLONTE VAKSINËN KUNDËR GRIPIT TË SHPENDËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Administrata e presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) ka anuluar një kontratë prej 590 milionë dollarësh me kompaninë e bioteknologjisë Moderna për të zhvilluar një vaksinë kundër gripit të shpendëve.
Kompania e njoftoi këtë.
Kontrata, e cila, u njoftua më 17 janar, tre ditë para se presidenti Tramp (Trump) të fillonte mandatin e tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë, kërkonte zhvillimin e një vaksine ARNi kundër llojit H5N1 të gripit, i cili, ka qarkulluar prej kohësh midis shpendëve dhe bagëtive.
Sipas disa ekspertëve, virusi mund të transmetohet te njerëzit dhe të shkaktojë një pandemi.
Moderna e bëri njoftimin ndërsa njoftoi rezultate pozitive nga një provë klinike paraprake mbi 300 persona, që synonte testimin e sigurisë dhe efikasitetit imunitar të vaksinës.
“Ndërsa ndërprerja e financimit të Departamentit të Shëndetësisë sjell pasiguri, ne jemi të kënaqur me përgjigjen e fortë imune dhe profilin e sigurisë të vërejtur në këtë analizë të ndërmjetme të studimit të Fazës 1/2 të vaksinës sonë H5 kundër gripit të shpendëve”, tha në një deklaratë CEO i Moderna-s, Stéphane Bancel.
“Të dhënat klinike të marra nga gripi pandemik nënvizojnë rolin kritik që teknologjia e ARNi-së ka luajtur si kundërmasë ndaj kërcënimeve të reja shëndetësore”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se Moderna synon të eksplorojë alternativa për financimin dhe prodhimin e vaksinës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments