QEVERIA E PERSIDENTIT MILEI SYNON TË ELIMINOJË FEMICIDIN NGA KODI PENAL ME ARGUMENTIN SE KRIJON PABARAZI MIDIS GJINIVE | TË MAJTËT KUNDËR SYNIMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 24
- 1 min read

Buenos Aries, Argjentinë | Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të propozojë eliminimin e femicideve nga kodi penal, duke argumentuar se ligji aktual nënkupton një shtrembërim të konceptit të barazisë që krijon vetëm privilegje, duke vënë gjysmën e popullsisë kundër tjetrës.
“Ne do të eliminojmë konceptin e femicidit nga Kodi Penal sepse kjo administratë mbron barazinë përpara ligjit të parashikuar në Kushtetutën tonë kombëtare. Asnjë jetë nuk vlen më shumë se një tjetër”, shkroi ministri i Drejtësisë Mariano Kuneo (Cúneo) Libarona në rrjetin social virtual Iks (X).
Ligji në fuqi parashikon rritje të dënimit penal për të dënuarit për vrasjen e grave për arsye gjinore.
Në fjalimin e tij të pasionuar në Forumin Ekonomik Botëror në Davos 24 orë më parë, presidenti argjentinas Javier Milei kishte kritikuar sesi koncepti i femicidit e legalizon në mënyrë efektive që jeta e një gruaje vlen më shumë se e një burri.
Për të ndryshuar Kodin Penal të Argjentinës është e nevojshme të miratohet një ligj në parlament ku qeveria është në pakicë dhe kundërshtohet nga opozita e qendrës së majtë, e cila, kishte futur femicidin kur ishte në pushtet.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)








































Comments