BRITANIA E MADHE DHE INDIA NËNSHKRUAN MARRËVESHJE HISTORIKE TË TREGTISË SË LIRË | KRYEMINISTRI BRITANIK KEËR STARMËR (KEIR STARMER): KJO ËSHTË GJËJA MË E RËNDËSISHME PËR MB-në PAS BREXIT-it.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Jul 24
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Kryeministri britanik Keër Starmër (Keir Starmer) dhe homologu i tij indian Narendra Modi e quajtën marrëveshjen e nënshkruar të tregtisë së lirë midis Londrës dhe Nju Delhit si historike në një ceremoni në Chequers, rezidencën rurale të Kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar në Bakinghemshaiër (Buckinghamshire).
Marrëveshja, e finalizuar në muajt e fundit, synon të rrisë tregtinë midis dy vendeve me 25.5 miliardë paund dhe të eliminojë kufizimet dhe taksat e eksportit për një gamë produktesh.
Kryeministri Starmër (Starmer), në konferencën për shtyp me Kryeministrin Modi, theksoi se kjo është marrëveshja më e rëndësishme tregtare pas Brexit-it që Mbretëria e Bashkuar ka arritur.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments