QEVERIA E ARGJENTINËS E UDHËHEQUR NGA JAVIER MILEI KA RILANÇUAR NJË KANAL TELEVIZIV PËR FËMIJË ME PROGRAME PËR TREGUN E LIRË; JO PËR DOKRRAT E MARKSIZM-LENINIZMIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 31
- 1 min read

Buenos Aries, Argjentinë | Qeveria e Argjentinës e udhëhequr nga z. Javier Milei ka rilançuar kanalin televiziv kombëtar për fëmijë “Paka-Paka” me programe të reja të përqendruara në teoritë e tregut të lirë dhe kundër të këqijave të taksave dhe komunizmit.
Versioni i ri i “Paka-Paka” do të përfshijë, ndër të tjera, episode të “Dragon Ball” dhe “Tuttle Twins”.
Ky i fundit është një program amerikan - bazuar në një komik nga Instituti Libertas - në të cilin dy binjakë udhëtojnë nëpër kohë me gjyshen e tyre dhe takojnë figura të famshme nga e kaluara.
Midis tyre ka edhe ekonomistë shumë të vlerësuar nga vetë Milei, si Milton Friedman, Friedrich Hayek dhe Ludwig von Mises.
“Jemi të emocionuar të njoftojmë se binjakët tanë Tuttle do të arrijnë miliona fëmijë argjentinas në kanalin Paka-Paka”, shkruan krijuesit e programit.
Ata po i zëvendësojnë vizatimet marksiste të kafshëve me një udhëzim argëtues mbi parimet e lirisë.
Kanali u krijua në vitin 2010 gjatë qeverisë së znj. Kristina Kirçnër (Cristina Kirchner) dhe u mbyll në vitin 2023 me ngritjen në pushtet të z. Milei.
Disa muaj më parë, zëdhënësi i ekzekutivit, Manuel Adorni, e kishte parashikuar kthimin e tij duke siguruar se “Paka-Paka” e re do të ishte e lirë nga programet Kirçneriste dhe do të paraqiste një perspektivë neutrale.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments