FSHATI LISNAJË (DUBRAVË); LAGJJA IMISHTË; KAÇANIK, REPUBLIKA E KOSOVËS | U ARRESTUA LIRIM TUSHA DHE JEHONA BISLIMI; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR EGZON ASLLANI; TRE VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Fshati Lisnajë (Dubravë), Lagjja Imishtë, Kaçanik, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Lirim Tusha.
2- Znjsh. Jehona Bislimi.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Egzon Asllani (i shpallur më herët në kërkim policor dhe i mbetur i plagosur).
Nga hetimet penale paraprake është dalë në konkluzion se ata gjendeshin në një automjet, por, janë të paqarta dinamikat e ngjarjeve kriminale me protagonistë ata vetë.
Ata konsiderohen të lidhur me disa ngjarje kriminale (të shtëna me armë zjarri; një aksident automobilistik i ndodhur në fshatin Soponicë; një përpjekje për vetëvrasje nga z. Lirim Tusha).
Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri automatike e gjatë (krahu).
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Armëmbajtje pa leje”.
3- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















Comments