top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRPLASJE NË GJEORGJI PAS DRITËS JESHILE PËR LIGJIN E DISKUTUESHËM PËR NDIKIMIN E HUAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 14, 2024
  • 1 min read

Tbilisi, Gjeorgji | Parlamenti i Gjeorgjisë ka miratuar përfundimisht projektligjin e diskutueshëm mbi ndikimin e huaj, i cili, shumë besojnë se do të kufizojë liritë demokratike të gjeorgjianëve, pavarësisht demonstratave në shkallë të gjerë kundër tekstit, që sipas kritikëve të tij, po e distancon vendin kaukazian nga Europa për ta sjellë atë më afër Moskës.

 

Në leximin e tretë dhe të fundit, deputetët votuan 84 pro dhe 30 kundër, sipas pamjeve të transmetuara në televizionin shtetëror.

 

Me miratimin e ligjit të diskutueshëm për “influencat e huaja”, ka pasur përplasje mes policisë dhe mijëra qytetarëve që protestojnë prej ditësh jashtë ndërtesës së Parlamentit në Tbilisi.

 

Këtë e raporton enti mediatik Skai Njuz (Sky News).

 

Disa protestues thyen barrikadat e çelikut të vendosura rreth perimetrit të Dhomës së Deputetëve.

 

Policia me mjete rebelimi u përgjigj me topa uji për të shpërndarë turmën.

 

Gjeorgjianët janë të bashkuar dhe do të vazhdojnë të luftojnë”, tha protestuesi Giorgi Agirbaia për entin mediatik në fjalë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page