top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PËRMBYTJE TË MËDHA NË KINË | EVAKUOHEN 80 MIJË BANORË NË GUIZHOU; ALARM NË NIVELE MAKSIMALE PËR SHKAK TË SHIRAVE TË RRËMBYESHËM.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 25
  • 1 min read
ree

Pekin, Kinë | Përmbytjet e mëdha në Guizhou, një provincë në Kinën jugperëndimore, kanë detyruar më shumë se 80000 njerëz të braktisin shtëpitë e tyre që nga pasditja e së martës.


Në një verë të shënuar nga kushte ekstreme të motit, duke përfshirë valë të nxehti dhe stuhi të dhunshme, Pekini ka urdhëruar dërgimin e ekipeve të shpëtimit në dy qarqe në Guizhou, ku paralajmërimet për motin janë në nivelet e tyre më të larta”, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.


Pamjet e publikuara nga transmetuesi shtetëror “CCTV” treguan efektet e rënda të shirave të rrëmbyeshëm; një urë u shemb pranë qytetit të Kaili-t për shkak të një rrëshqitjeje dheu, ndërsa automjetet amfibe shpëtuan dhjetëra banorë të bllokuar.


Përmbytjet kanë goditur edhe provincën fqinje Guangxi, rreth një javë pasi provinca qendrore e Hunan-it u godit nga shira të rrëmbyeshëm.


Gjithashtu javën e kaluar, autoritetet kineze ngritën alarmin për përrenj malorë në gjashtë rajone, duke e çuar atë në nivelin më të lartë të sistemit me katër nivele të Kinës.


Këtë javë, autoritetet në Pekin lëshuan një alarm të dytë për vapën përvëluese që goditi kryeqytetin, me temperatura mbi 38 gradë.


Viti 2024 ishte viti më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë nga Dragoi, duke mbyllur një periudhë katërvjeçare që ka qenë më e nxehta ndonjëherë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page