PËRMBYTJE NË SLLOVENI | TË PAKTËN 3 TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 4, 2023
- 1 min read

Kamnik, Slloveni | Të paktën tre persona kanë vdekur nga përmbytjet dhe shirat e rrëmbyeshëm që kanë prekur Slloveninë.
Bëhet fjalë për një grua sllovene, e cila ka humbur jetën në qytetin e Kamnikut, dhe dy shtetas holandezë, të gjetur të pajetë në një zonë malore afër Kranjit.
Stuhitë po bllokojnë rrugët, urat dhe ndërtesat përmbyten: shumë banorë janë detyruar të evakuohen.
ARSO (Agjencia Sllovene e Mjedisit) ka ngritur alarmin e motit pasi një sasi shiu e barabartë me shiun e një muaji ra në 24 orë në pjesët veriore, qendrore dhe veriperëndimore të vendit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)


















Comments