PËRKUJTOJMË MASAKRËN E TIVARIT | VEPËR E SHQIPTARËVE SPIUNË DHE VEGLA QORRE TË BEOGRADIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 1
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Data 1 prill ka hyrë në analet e historisë si data që përkujton Masakrën e Tivarit, e ndodhur në 1-2 prill të vitit 1945.
Me qëllim shpërbërjen e qëndresës shqiptare në Kosovë, gjatë muajve mars-prill të vitit 1945, pothuajse në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, shqiptarët etnikë nga viset shqiptare në Jugosllavi i mobilizuan dhe i shpërngulën me dhunë në frontin e dytë, të ashtuquajturin “Fronti i Adriatikut”.
Ata u grumbulluan e më pas u shoqëruan nga oficerë shqiptarë në kazermën ushtarake të Prizrenit.
Aty u çarmatosën së bashku me oficerët që i shoqëruan e iu dorëzuan Brigadës XXVII të divizionit të 45-të serb, e shquar për terrorin e ushtruar ndaj popullit shqiptar.
Shpërngulja u bë në dy etapa me tre grupe.
Më 24 mars të vitit 1945 u nis grupi i parë me 3700 vetë, i keqtrajtuar barbarisht nga brigada IX serbe gjatë rrugës.
Dy ditë më vonë u nis grupi i dytë me rreth 4700 vetë.
Në mesditën e 1 prillit ata mbërritën në qytetin e Tivarit, ku u masakruan masivisht.
Më 27 mars 1945 u nis grupi i tretë me rreth 2700 vetë, i cili mbërriti në Tivar më 2 prill, e nga ku më pas rreth 800 prej tyre u helmuan, shumica prej tyre gjeti vdekjen.
Sipas burimeve arkivore rezulton se në Tivar u vranë e u masakruan rreth 2947-3447 shqiptarë, rreth 1000 prej të cilëve gjatë rrugëtimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










___.png)


















































Comments