PËRKUJTOJMË MASAKRËN E MEJËS | 376 VETA U EKZEKUTUAN KRIMINALISHT NGA MAKINERIA SERBE E LUFTËS E KASAPIT SLLOBODAN MILLOSHEVIÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 27
- 1 min read

Fshati Mejë, Gjakovë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Sot shënohen 26 vjet nga masakra që ndodhi në fshatin Mejë të Gjakovës.
Më 27 prill 1999 makineria serbe e luftës vrau kriminalisht 376 veta duke kryer një nga krimet më të mëdha ndaj popullit shqiptar.
Forcat serbe rrethuan Rekën e Keqe dhe Lugun e Carragojës në rrethinën e Gjakovës.
Në një operacion të planifikuar imtësisht të gjitha rrugët ishin bllokuar duke lënë vetëm dy rrugë të hapura në drejtim të fshatit Mejë.
Në mëngjesin e 27 prillit u nis një operacion masiv ushtarak që kishte si objektiv parësor zënien dhe grumbullimin e djemve dhe të burrave nga mosha 15 deri 60 vjeç.
Ata u mblodhën në grupe dhe u ekzekutuan kriminalisht nga forcat serbe të ushtrisë, policisë, beretat e kuqe dhe paramilitarët.
Vendi ngjante me pamjet e Srebrenicës.
Gjatë kësaj dite, 15 fshatra të Gjakovës u goditën.
Të gjithë burrat dhe djemtë e këtyre fshatrave u ekzekutuan shtëpi për shtëpi.
Pas luftës, trupat e masakruar u gjetën në disa varreza masive në Kosovë, ndërsa disa të tjerë dyshohet se janë ende të fshehur në territorin e Republikës së Serbisë.
Familjarët e viktimave dhe organizatat që veprojnë në Republikën e Kosovës kanë bërë kërkesa të shumta që trupat e viktimave të kthehen në atdhe.
Autoritetet serbe nuk bashkëpunojnë sepse duan të fshehin krimet kundër njerëzimit të kryera ndaj popullsisë shqiptare.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments