PËRGJIGJA E KRYEMINISTRIT BENJAMIN NETANJAHU NDAJ KËRKESËS SË PARLAMENTIT EVROPIAN PËR NJOHJEN E SHTETIT TË PALESTINËS ISHTE E ASHPËR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 11
- 1 min read

Jeruzalem, Izarel | Përgjigja e Kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu ndaj kërkesës së Parlamentit Evropian për njohjen e Shtetit të Palestinës ishte e ashpër.
“Ne do ta mbajmë premtimin tonë, nuk do të ketë shtet palestinez”, tha me zë të lartë kryeministri izraelit, duke sulmuar gjithashtu Kryeministrin e Mbretërisë së Spanjës Pedro Sançez (Sanchez), i cili, kishte thënë se Madridi nuk mund ta ndalte ofensivën e Izraelit sepse nuk zotëron armë bërthamore.
“Ky është një kërcënim i qartë gjenocidal kundër shtetit të vetëm hebre në botë”, akuzoi kryeministri Benjamin Netanjahu.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments