KRYEMINISTRI BENJAMIN NETANJAHU: RAPORTI I OKB-së PËR URINË ËSHTË NJË GËNJESHTËR E HAPUR; FUSHATA E ORKESTRUAR NGA HAMASI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 22
- 1 min read

Jeruzalem, Izrael | “Raporti i OKB-së që shpall zi buke në Gazë është një gënjeshtër e hapur”, tha zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.
“Izraeli ka një politikë për të parandaluar urinë, jo për ta shkaktuar atë”, thekson zyra në një deklaratë të botuar në rrjetin social virtual Iks (X).
“Që nga fillimi i luftës, Izraeli ka lejuar dy milionë ton ndihma në Rrip, më shumë se një ton për person.
Dhe do të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi, duke siguruar që ndihma të arrijë tek civilët dhe duke shkatërruar makinën e terrorit të Hamasit.
Fushata e urisë e orkestruar nga Hamasi nuk do të na pengojë të lirojmë pengjet tona dhe të eliminojmë Hamasin”, tha ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments