PËRFAQËSUESJA E LARTË E BE-së KAJA KALLAS: NEGOCIATAT IRAN-SHBA NGECËN; TANI KA NJË ROL PËR BE-në; MOSKA NUK MUND TË NDËRMJETËSOJË SEPSE AJO NUK DËSHIRON PAQE NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 17
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Tani që negociatat midis Iranit dhe ShBA-ës për programin bërthamor janë në një ngërç, Bashkimi Evropian ka një rol për të luajtur, ne pajtohemi se ekziston vetëm një zgjidhje diplomatike për problemin”.
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas, e tha këtë në fund të telekonferencës së Këshillit të Punëve të Jashtme kushtuar Lindjes së Mesme, duke specifikuar se është në kontakt me Iranin, Izraelin dhe partnerët rajonalë, të cilët janë të shqetësuar për një zgjatje të konfliktit.
“Rusia dhe Vladimir Putin nuk mund të jenë ndërmjetës, ata nuk mund të flasin për paqe duke pasur parasysh atë që po ndodh në Ukrainë”, theksoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments