PËRFAQËSUESJA E LARTË E BASHKIMIT EVROPIAN PËR PUNËT E JASHTME DHE POLITIKËN E SIGURISË KAJA KALLAS: BASHKIMI EVROPIAN PRET SANKSIONE MË TË ASHPRA NGA SHBA-ës KUNDËR RUSISË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 days ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Bashkimi Evropian pret që Shtetet e Bashkuara të vendosin sanksione më të ashpra kundër Rusisë, siç propozoi senatori Lindsei (Lindsey) Graham”.
Kështu deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaja Kallas, duke folur nga Singapori në forumin e sigurisë Shangri-La Dialogue.
“Duhet të ushtrojmë më shumë presion mbi Rusinë”, vuri në dukje znj. Kallas, duke kujtuar propozimin e përgatitur nga senatori Graham dhe të tjerë që përfshin sanksione shumë të ashpra kundër Moskës.
Ajo konfirmoi më pas se BE-ja po punon për një raund të ri sanksionesh kundër Rusisë.
“Dashuria e fortë është më e mirë se asgjëja”, tha znj. Kallas në përgjigje të kritikave të sekretarit amerikan të Mbrojtjes Pit Hegsëth (Pete Hegseth), për shpenzimet ushtarake evropiane.
“Është ende dashuri, kështu që është më mirë se asgjë”, tha ajo.
“E dëgjuat fjalimin e tij. Ai ishte në fakt mjaft pozitiv për Evropën, kështu që padyshim që ka njëfarë dashurie atje”, tha ajo, duke komentuar mbi vërejtjet e sekretarit Hegsëth (Hegseth) në lidhje me nxitje të aleatëve në Evropë që të marrin më shumë përgjegjësi për sigurinë e tyre; të investojnë në mbrojtjen e tyre.
“Bashkimi Evropian ka ndryshuar drejtim dhe ka rishpikur paradigmën tonë si një projekt paqeje të mbështetur nga një mbrojtje e fortë”, vazhdoi ish-kryeministrja estoneze Kallas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Kommentare