PROTESTA NË MBARË FRANCËN KUNDËR VENDIMIT TË "NJERËZVE TË MENÇUR".
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 15, 2023
- 2 min read

Këshilli Kushtetues francez i përbërë nga ata që njihen si “njerëzit e mënçur”, u ka hapur dritën jeshile dispozitave thelbësore të reformës së pensioneve, veçanërisht nenit më të kundërshtuar, atij që rrit moshën e daljes në pension nga 62 në 64 vjeç.
"Njerëzit e mençur" refuzuan gjithashtu kërkesën e 250 deputetëve të opozitës franceze për të mbajtur një referendum për reformën e pensioneve.
Në Paris, protesta kundër reformës është rimbledhur, me përleshje, bomba tymuese dhe biçikleta elektrike të djegura.
Presidenti francez, Emanuel Makron, do të shpallë reformën e pensioneve brenda 48 orëve.
Qeveria franceze tha në një deklaratë për shtyp se “merr parasysh vendimin e Këshillit Kushtetues”, dhe se “me këtë reformë sistemi ynë i pensioneve do të balancohet në vitin 2030”.


___.png)
























Comments