PROPOZIMI I RI I HAMASIT PËR PENGJET | IZRAELI E REFUZON.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 2, 2024
- 1 min read
Tel Aviv, Izrael | Sipas dy zyrtarëve izraelitë, Hamasi i paraqiti Izraelit një propozim për një marrëveshje të re pengjesh të dielën, por, Jerusalemi e hodhi poshtë propozimin.
Një zyrtar izraelit tha se oferta tregon se Hamasi është gati të përfshihet në negociatat për një marrëveshje të re pengjesh, edhe pse luftimet në Gaza vazhdojnë.
Kështu shkruan faqja e internetit “Axios”.
Sot, më 2 janar 2024, anija e parë britanike me ndihma humanitare për Gazën mbërriti në Egjipt: ajo transportoi rreth 90 tonë batanije termale, dhe furnizime mjekësore.
Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme përmes një komunikate.
Ngarkesa mbërriti në bordin e Gjirit Lime (Lyme), në Port Said, dhe do të shpërndahet në sajë të agjencisë së OKB-së UNRWA për popullsinë e Rripit të Gazës.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments