PROPAGANDA RUSE: LUFTA E TRETË BOTËRORE U SHMANG FALË OPERACIONIT SPECIAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 16, 2024
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | “Fillimi i operacionit special ushtarak rus në Ukrainë pengoi fillimin e Luftës së Tretë Botërore”, deklaroi presidenti i Dumës së Shtetit (Dhoma e Ulët e Parlamentit rus), Vyacheslav Volodin, në seancën e parë plenare të vitit 2024.
“Objektivat e operacionit special ushtarak do të arrihen. Ukraina duhet të jetë e lirë, duhet të jetë një shtet neutral, nuk duhet të ketë armë të importuara nga jashtë në Ukrainë”, tha z. Volodin.
“Sigurisht, regjimi nazist në Kiev duhet të mbahet përgjegjës. Nga ana jonë, ne duhet të bëjmë gjithçka që këto objektiva të arrihen sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.
“Presidenti i Dumës theksoi gjithashtu se Rusia është një vend paqësor, që nuk do të luftojë kurrë me një vend evropian dhe se - argumentoi - se lufta kundër nazizmit duhet të jetë në axhendën e të gjitha shteteve.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)

























Comments