PROKURORIA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK) SEKUESTROI TELEFONIN E LËVIZSHËM TË KRYETARIT TË BASHKISË SË VAUT TË DEJES KRISTIAN SHKRELI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Prokuroria Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) sekuestroi telefonin e lëvizshëm të:
1- Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejes Kristian Shkreli.
Akti procedurial penal u krye në kuadër të hetimeve penale paraprake që po zhvillohen për shkelje penale të lidhura me krime zgjedhore.
Ai u zgjodh në detyrë si përfaqësues politik i subjektit pushtet-mbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comentários