top of page
E BARDHË SHIRIT.png

KREU I PROKURORISË SË POSAÇME (SPAK) ALTIN DUMANI ZHVILLOI TAKIM ME DREJTORESHËN E ZGJERIMIT NË KOMISIONIN EVROPIAN VALENTINA SUPERTI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 15
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani zhvilloi një takim me drejtoreshën e Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti.


Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale virtuale.


Njoftim | Një diskutim shumë i frytshëm me Kryeprokurorin e Posaçëm Altin Dumani gjatë vizitës së Drejtoreshës së Zgjerimit në Komisionin Evropian, Valentina Superti, me fokus te puna e rëndësishme e SPAK-ut në luftën kundër krimit të organizuar.


Së shpejti presim të mirëpresim Dumani në Bruksel, ku ai do të paraqesë arritjet e SPAK gjatë mandatit të tij, një kontribut i madh në luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, si edhe në përparimin e vendit në rrugën e anëtarësimit në BE.


Kjo punë thelbësore duhet të vijojë me të njëjtën vendosmëri dhe forcë edhe nën Kryeprokurorin e ri të Posaçëm, përzgjedhjen dhe emërimin e të cilit do të vazhdojmë ta ndjekim nga afër”, thuhet në njoftimin e botuar në rrjetin social virtual “Facebook”.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page