top of page
E BARDHË SHIRIT.png

DEPUTETJA E PARTISË SË LIRISË MONIKA KRYEMADHI U PARAQIT SOT NË PROKURORINË E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR (SPAK) PËR ZBATIMIN E MASËS SË SIGURIMIT VETJAK “DETYRIM PARAQITJE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 17
  • 1 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për zbatimin e masës së sigurimit vetjak “detyrim paraqitje”.

 

Deputetja Kryemadhi po hetohet nga SPAK-u për disa akuza, përfshirë pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e subjektit politik LSI në ShBA-ës.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page