RRUGA “TRANSIT I RI”; PRIZREN | U ARRESTUAN AHMET BILIBANI; SHKËLQIM KRASNIQI; ENIS SUSURI; RRETH 97 GRAMË DROGË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 14
- 1 min read

Rruga “Transit i Ri”, Prizren, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ahmet Bilibani, me moshë 26 vjeç.
2- Z. Shkëlqim Krasniqi, me moshë 28 vjeç.
3- Z. Enis Susuri, me moshë 28 vjeç.
Gjatë kontrolleve u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Rreth nëntëdhjetë e shtatë (97) gramë lëndë narkotike.
2- Një peshore digjitale.
3- Disa aparate telefonikë të lëvizshëm.
4- Njëmijë e shtatëqind e dyzet (1740) € të thata (kesh).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments