PROKURORIA SPECIALE + IPK-ja + AKI-ja PO KRYEJNË NJË OPERACION KUNDËR SPIUNAZHIT TË HUAJ QË VEPRON NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 17
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës në bashkëpunim institucional me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë po kryejnë një operacion kundër spiunazhit të huaj.
Njoftim | Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njofton opinionin publik se nën udhëheqjen e saj, është duke u zhvilluar një operacion në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Intelegjencë, në lidhje me dyshimet për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.
Operacioni është ende në zhvillim dhe për shkak të ndjeshmërisë së hetimeve, më shumë detaje do të bëhen publike pas përfundimit të operacionit, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments