PRISHTINË | MËSUESI I SHKOLLËS “PAVARËSIA” ABAZ KADRIU U ARRESTUA; KOLEGËT DO TË BOJKOTOJNË MËSIMDHËNIEN PËR DY ORË; NXËNËSIT MANIFESTOJNË NDAJ TYRE AKTE RRUGAÇËRORE DHE HALABAKËRIE; I PËRDHOSIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Abaz Kadriu, mësues në shkollën “Pavarësia”.
Ai konsiderohet i përfshirë në akte dhune ndaj një nxënësi në ambientet e shkollës.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.
Nga sa më sipër, Shoqata Sindikale e shkollës “Pavarësia”, Drejtori i Shkollës por dhe Këshilli i Prindërve njoftuan se në datën 10.02.2026, dy orët e para nuk do të zhvillohet mësim, si akt proteste ndaj sjelljes rrugaçërore dhe tejet të padenjë të manifestuar ndaj tyre nga nxënës që refuzojnë të edukohen dhe të sillen me qytetari.
Subjektet e mësipërm denoncuan se aktet rrugaçërore të nxënësve nuk janë sporadike por periodike, dhe, se, ato cenojnë rëndë autoritetin e tyre profesional; sigurinë dhe dinjitetin njerëzor; si dhe dëmtojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments