KUSH ËSHTË DUKAGJIN NIKOLLAJ I NJOHUR ME NOFKËN “DUKA”? | PROTAGONIST I NGJARJES NË “BON VIVANT”.

Updated: Aug 6

Rruga Rexhep Luci, Lokali Bon Vivant, Prishtinë, Kosovë | Përplasja me armë zjarri në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, ku si pasojë mbetën të plagosur, dhe të lënduar 17 persona (njëri prej tyre tashmë vdiq), ka si protagonist z. Dukagjin Nikollaj, i njohur në qarqet kriminale që veprojnë në Amerikë dhe në Kosovë me pseudonimin “Duka”.
Z. Dukagjin Nikollaj është i kërkuar edhe nga policia e fshehtë e Amerikës, nga Byroja Federale e Hetimit (FBI), në dosjet penale të së cilës, ai është listuar me pseudonimin “Duka”, ndërsa emrin e vërtetë e ka Dukagjin Nikollaj.
“FBI”- ja e ka shpallur në kërkim policor z. Dukagjin Nikollaj për shkelje penale që lidhen me trafikimin e lëndëve narkotike.
Mbështetur në fletëkërkimin e FBI-së, bëhet e ditur se 40-vjeçari ishte i përfshirë në trafikim të marihuanës në periudhën kohore që u përket viteve 2003-2007.
Ashtu sikundër tashmë e kemi bërë publike për lexuesit, nga të shtënat me armë në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë, humbi jetë z. Kastriot Ramadani, i cili, ishte pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK-së).
Nga z. Erton Duka
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox







Comments