PRISHTINË | BAJRAM MUSA U ARRESTUA; GRABITJE E NJË AUTOMJETI TIP “AUDI” NË AKSIN RRUGOR “FERIZAJ-PRISHTINË”; SI BASHKËPUNËTOR NË KRIM ËSHTË ARRESTUAR ASTRIT ABAZI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 13
- 1 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Bajram Musa, me moshë 34 vjeç.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor për një akt kriminal të lidhur me një grabitje të një automjeti të tipit “Audi”, në aksin rrugor “Ferizaj-Prishtinë”, e ndodhur në datën 05.12.2024.
Strukturat vendore të Policisë e gjetën automjetin në fshatin Dabishec (Prishtinë) dhe ia këthyen të zotit.
Arrestimi i tij vjen pas arrestimit të:
1- Z. Astrit Abazi (i arrestuar në datën 31.08.2025).
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments