AMBASADA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PRISHTINË ÇMONTOI RRËFIMTARINË E RREME SE MEFAIL SHKODRA ISHTE I FTUAR PREJ SAJ NË VEPRIMTARI ZYRTARE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 13
- 2 min read

Prishtinë, Republika e Kosovës | Z. Mefail Shkodra, subjekti i shpallur në kërkim policor për masakrën në Gjilan u ekspozua në media si i lidhur me subjekte që në Republikën e Kosovës përfaqësojnë figurat më të larta shtetërore.
Në fotografi ai shfaqet me:
1- Presidenten e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani.
2- Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës Albin Kurti.
3- Ministrin e Brendshëm në detyrë të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla.
4- Kryetarin e Komunës (Bashkisë) Së Prishtinës Përparim Rama.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës mohoi zërat se z. Shkodra ishte i ftuar prej saj në një pritje ku ai kishte pasur mundësi të pozonte me figurat themelore të shtetit të Kosovës.
Në lidhje me këtë çështje Ambasada e RSh-së ka reaguar me një përgjigje zyrtare për entin mediatik kosovar “Insajderi”; ku ka deklaruar se z. Mefail Shkodra nuk ka figuruar kurrë në listat e të ftuarve për asnjë aktivitet zyrtar të saj.
Deklaratë | Në përgjigje të kërkesës suaj për informacion, ju njoftojmë se, bazuar në të dhënat zyrtare të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, personi në fjalë nuk rezulton i regjistruar në listat e të ftuarve për asnjë nga pritjet apo aktivitetet zyrtare të organizuara nga Përfaqësia jonë diplomatike.
Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës ndjek dhe monitoron me kujdes zhvillimet në vend dhe rikonfirmon se shtetasi Mefail Shkodra nuk ka qenë në asnjë listë si i ftuar në asnjë aktivitet zyrtar të organizuar nga kjo Ambasadë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments