PRINCI XHORXH (GEORGE) I MBRETËRISË SË BASHKUAR MBUSHI 12 VJEÇ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 22
- 1 min read

Londër, Britani e Madhe | Princi Xhorxh (George) buzëqesh para kamerës, me shprehjen e një djali gjithnjë e më të pjekur, në një portret të ri të postuar në llogaritë e mediave sociale virtuale të prindërve të tij, Uilliam dhe Keit (William and Kate), në ditëlindjen e tij të dymbëdhjetë.
Djali më i madh i trashëgimtarit të fronit dhe gruas së tij u fotografua në Norfolk në fillim të këtij viti nga Xhosh Shinër (Josh Shinner), një nga fotografët e preferuar të Princit dhe Dukeshës së Uellsit: në imazh, ai është mbështetur në një gardh.
Postimi i Pallatit Kensington përfshin një mesazh urimi për princin, të shoqëruar me një ikonë që përshkruan një tortë.
Dhe urime për ditëlindjen mbërritën gjithashtu nga gjyshi i tij, Mbreti Çarls (Charles) III, dhe Mbretëresha Kamila (Camilla), përsëri nëpërmjet rrjeteve sociale virtuale.
Princi Xhorxh (George) pritet ta festojë ditëlindjen privatisht me familjen e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments