PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEYEN THA NË FJALIMIN E SAJ NË SEANCËN PLENARE TË PARLAMENTIT EVROPIAN SE LIRIA PËR EVROPËN NUK DO TË JETË E LIRË PËRKUNDRAZI DO TË KËRKOJË SAKRIFICA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 27, 2024
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | “Liria për Evropën, si në të kaluarën, nuk do të jetë e lirë. Do të thotë të bësh zgjedhje të vështira, do të thotë të investosh shumë në sigurinë dhe përparimin tonë. Dhe mbi të gjitha do të thotë të qëndrojmë të bashkuar dhe besnikë ndaj vlerave tona. Duhen gjetur mënyra për të punuar së bashku dhe për të kapërcyer fragmentimin”, tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, në fjalimin e saj në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
“Sepse besoj se brezi ynë i evropianëve duhet të luftojë edhe një herë për liri dhe sovranitet”, shtoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)













Comments