PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN) U TAKUA ME KRYEMINISTRIN KINEZ LI ÇIANG | I KËRKOI KINËS TË PËRDORË NDIKIMIN E SAJ MBI RUSINË PËR TË NDALUAR VRASJET NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 2 hours ago
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “E mirëprita deklaratën e Kryeministrit Li se si Evropa ashtu edhe Kina kanë interes të përbashkët për ruajtjen e paqes botërore.
Unë shpjegova angazhimin e Evropës për të ndërprerë rrjedhat e të ardhurave që nxisin luftën e Rusisë.
I kam shprehur kërkesën time Kinës që të përdorë ndikimin e saj për të ndihmuar në përfundimin e vrasjeve dhe për të inkurajuar Rusinë të ulet në tryezën e negociatave.
Tani është koha për diplomaci.
Kjo do t'i dërgonte një sinjal të fortë botës”.
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) e shkroi këtë në rrjetin social virtual Iks (X) pas takimit dypalësh me kryeministrin kinez Li Çiang.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments