PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): RUSIA ME SULMET E SAJ NDAJ UKRAINËS PO TALLET ME PËRPJEKJET DIPLOMATIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 15
- 1 min read
Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Mbrëmë, Rusia nisi një nga sulmet e saj më të gjata dhe më të pamëshirshme me dronë kundër Ukrainës”.
Kështu tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në rrjetet sociale virtuale, duke denoncuar një natë tjetër vdekjeje dhe shkatërrimi dhe shënjestrimin pa dallim të civilëve.
“Ndërsa Rusia i përqesh hapur përpjekjet diplomatike, ne vazhdojmë të forcojmë Ukrainën”, shtoi ajo, duke njoftuar se Bashkimi Evropian po përfundon një paketë mbështetjeje prej 6 miliardë eurosh për dronë.
Ajo theksoi se Brukseli vazhdon të mbajë presion mbi ekonominë e luftës së Rusisë me sanksione gjithnjë e më të ashpra.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments