PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): DUHEN GARANCI TË FORTA PËR UKRAINËN DHE BE-në; NE PUNOJMË PËR NJË PAQE TË DREJTË DHE TË QËNDRUESHME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 16
- 1 min read

Bruksel, Belgjikë | “Faleminderit Presidentit të ShBA-ës Danlld Tramp (Donald Trump) për përditësimin mbi diskutimet në Alaskë.
Bashkimi Evropian po punon ngushtë me Presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe Shtetet e Bashkuara për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Garancitë e forta të sigurisë që mbrojnë interesat jetësore të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës janë thelbësore”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leien (Leyen), në rrjetin social virtual Iks (X) - duke ndarë deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë pas takimit mes Presidentit Danlld Tramp (Donald Trump) me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments