PRESIDENTJA E KOMISIONIT TË BASHKIMIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): FOLA ME PRESIDENTIN VOLODIMIR ZELENSKI RRETH ZHVILLIMEVE TË DITËVE TË FUNDIT; BE-ja DO TË KETË NJË ROL NË PAQE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 7
- 1 min read

Bruksel, Mbretëria e Belgjikës | “Fola me Volodimir Zelenskin rreth zhvillimeve të ditëve të fundit.
Ne diskutuam hapat e ardhshëm drejt një marrëveshjeje paqeje të negociuar dhe anëtarësimin e ardhshëm të Ukrainës në Bashkimin Evropian, si dhe rindërtimin e saj.
Pozicioni i Evropës është i qartë. Ne e mbështesim plotësisht Ukrainën.
Ne do të vazhdojmë të luajmë një rol aktiv në sigurimin e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, shkroi Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leien (Leyen), në rrjetin social virtual Iks (X).
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments