GRENLANDË | PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN URSULA VON DER LEIEN (LEYEN): PAKETË INVESTIMI PREJ 200 MILIONË €; MUND TË MBËSHTETENI TEK NE; JU JENI ALEAT STRATEGJIK.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read
Nuuk, Grenlandë | “Grenlanda mund të mbështetet te Bashkimi Evropian.
Sot u ktheva për të prezantuar rezultatet konkrete të bashkëpunimit tonë të ngushtë.
Një paketë e re partneriteti BE-Grenlandë me vlerë 200 milionë euro (€).
Kjo do të krijojë mundësi të reja dhe do të forcojë rolin e një BE-je të fortë dhe të angazhuar si në Grenlandë ashtu edhe në Arktik.
Sepse Grenlanda është një aleat strategjik dhe një mik i besuar”.
Kështu tha presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leien (Leyen) në Nuuk, duke njoftuar paketën e re të partneritetit prej 200 milionë € për vitet 2026 dhe 2027, ekuivalente me 7-8% të PBB-së së Grenlandës gjatë dy viteve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments