top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTIT DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) I NGECËN SHKALLËT LËVIZËSE | MEDIAT AMERIKANE E KANË QUAJTUR TASHMË “ESCALATORGATE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 23
  • 2 min read
ree

Uashington, Amerikë | Amerika është përfshirë nga një skandal i ri, të cilin, mediat amerikane e kanë quajtur tashmë “Escalatorgate”, i cili, lidhet me bllokimin e shkallëve lëvizëse në OKB, ndërsa Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) dhe Zonja e Parë Melania Tramp (Trump) po ngjiteshin në sallën e Asamblesë së Përgjithshme për fjalimin e presidentit të SHBA-së.


Manjati bëri shaka për këtë, por Shtëpia e Bardhë, pas disa spekulimeve për një komplot të mundshëm, ka kërkuar një hetim për të përcaktuar nëse shkallët janë mbajtur qëllimisht për të poshtëruar presidentin e Shteteve të Bashkuara.


Nëse dikush në OKB e ka ndaluar qëllimisht shkallët lëvizëse ndërsa presidenti dhe zonja e parë po ngjiteshin, ai duhet të pushohet nga puna dhe të hetohet menjëherë”, tha zëdhënësja Kerollain Levit (Karoline Leavitt) në rrjetin social virtual Iks (X).


Një zëdhënëse e OKB-së i tha agjencisë franceze të lajmeve “AFP” se incidenti ndodhi sepse dikush përpara Presidentit Tramp (Trump) aktivizoi aksidentalisht një mekanizëm sigurie në shkallët lëvizëse, duke bërë që ajo të ndalonte.


Megjithatë, zëdhënësja Levit (Leavitt) citoi një raport të botuar të dielën nga enti mediatik “Times of London” që pretendonte se stafi i OKB-së kishte bërë shaka se do t'i fikte shkallët lëvizëse dhe do t'i thoshte atij se do të mbaronin paratë pas shkurtimeve drastike në fondet e ShBA-ës.


Disa zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë dhe komentatorë konservatorë kanë spekuluar gjithashtu për një komplot kundër Presidentit Tramp (Trump).


Një video tregon presidentin dhe zonjën e parë duke u ngjitur në shkallët lëvizëse në selinë e OKB-së, përpara se ajo të ndalonte papritur pas një distance të shkurtër.


Fati i keq i Presidentit Tramp (Trump) vazhdoi kur teleprompteri i tij nuk funksionoi në fillim të fjalimit të tij.


Kushdo që po e përdor këtë teleprompter është në telashe”, paralajmëroi Presidenti Tramp (Trump).


Më pas, me sa duket me shaka, ai vazhdoi t'i lidhë dy incidentet me ato që ai i quajti dështime të shumta të Kombeve të Bashkuara, përfshirë mungesën e mbështetjes për përpjekjet e tyre për paqe në një numër konfliktesh.


E tëra çfarë mora nga Kombet e Bashkuara - tha ai - ishte një shkallë lëvizëse që ndaloi pikërisht në mes.


Nëse zonja e parë nuk do të kishte qenë në formë të shkëlqyer, ajo do të kishte rënë, por është në formë të shkëlqyer.


Ne të dy jemi në formë të shkëlqyer.


Këto janë dy gjërat që mora nga Kombet e Bashkuara: një shkallë lëvizëse e keqe dhe një teleprompter i keq”, bëri shaka ai.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page