PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) SULMON TYLENOL DHE VAKSINËN KUNDËR HEPATITIT B.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 23
- 1 min read

Uashington, Amerikë | “Gratë shtatzëna nuk duhet të marrin Tylenol, nuk është i mirë për to”.
Presidenti Danlld Tramp (Donald Trump) e tha këtë në Shtëpinë e Bardhë, duke njoftuar rezultatet e një studimi që lidh autizmin e fëmijërisë me përdorimin e qetësuesit të dhimbjeve.
“As nuk duhet t'u jepet fëmijëve”, shtoi presidenti.
Pas vaksinës Tylenol për gratë shtatzëna, Presidenti Tramp (Trump) kritikoi ashpër vaksinën kundër hepatitit B për fëmijët.
“Nuk ka asnjë arsye për t'ua dhënë atyre”, tha presidenti në Shtëpinë e Bardhë.
“Do të thoja të prisni derisa fëmija të mbushë 12 vjeç dhe të jetë i arsimuar”, tha ai, duke kundërshtuar konsensusin e gjerë mjekësor se mënyra më e mirë për të parandaluar transmetimin e sëmundjes, e cila, mund të shkaktojë dëmtime të mëlçisë dhe kancer, është vaksinimi i të porsalindurve brenda ditës së parë të jetës.
Siç pritej, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Sekretari i Shëndetësisë i SHBA-së, Rabrt Kenedi i Riu (Robert Kennedy Jr.), rekomandoi përdorimin e acidit folinik, ose leukovorin, si një trajtim për autizmin.
Ilaçi zakonisht përshkruhet për të luftuar efektet anësore të disa ilaçeve dhe për të trajtuar mungesën e vitaminës B9.
“Administrata e Ushqimit dhe Barnave - vuri në dukje sekretari - botoi një njoftim në Regjistrin Federal duke njoftuar trajtimin e ri, duke cituar studime mbi më shumë se 40 pacientë, përfshirë të rritur dhe pacientë pediatrikë”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments