top of page
E BARDHË SHIRIT.png

PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: UKRAINA NUK PO E HUMBET LUFTËN; NËSE DO TË KETË ARMËPUSHIM ME RUSINË TRUPAT E HUAJA USHTARAKE DO TË DUHET TË POZICIONOHEN PRANË VIJAVE TË FRONTIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 22 hours ago
  • 1 min read

Kiev, Ukrainë | Rezultati i luftës në Ukrainë është ende i pasigurt”.


Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski në një intervistë ekskluzive me agjencinë franceze të lajmeve “Afp” - disa ditë para përvjetorit të katërt të pushtimit rus.


Nuk mund të thuash se po e humbasim luftën. Sinqerisht, definitivisht nuk po e humbasim. Pyetja është nëse do të fitojmë, por është një pyetje shumë e kushtueshme”, tha Presidenti Zelenski.


Ai shtoi më tej se niveli i inteligjencës që Ukraina merr nga ShBA-ës nuk ka rënë dhe se ai dëshiron të pozicionojë trupa të huaja të destinuara për vendosje në Ukrainë në rast të një armëpushimi përkrah nesh në vijat e frontit.


Kievi ka rimarrë 300 kilometra katrorë tokë nga trupat ruse në një kundërsulm të vazhdueshëm në jug të vendit - sipas tij.


Sot para së gjithash mund të përgëzoj ushtrinë tonë - të gjitha forcat mbrojtëse”, tha ai - duke shtuar se operacioni është pjesë e planeve më të gjera të Kievit.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page