PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: JEMI TË GATSHËM PËR KOMPROMIS POR JO NË KURRIZ TË SOVRANITETIT TONË; KOMPROMISI YNË I MADH ËSHTË TË QËNDROJMË NË ATO VIJA FRONTI KU JEMI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Ne jemi të gatshëm për kompromise të vërteta.
Por jo kompromise në kurriz të pavarësisë dhe sovranitetit tonë.
Ne jemi të gatshëm të diskutojmë kompromise me Shtetet e Bashkuara.
Por jo të marrësh vazhdimisht ultimatume nga rusët. Ata janë agresorët.
Të gjithë e kanë pranuar këtë”.
Kështu tha Presidenti Volodimir Zelenski.
“Kjo është arsyeja pse, kompromisi ynë është tashmë të diskutojmë kompromise me agresorin.
Ne do të qëndrojmë aty ku jemi; është një kompromis i shkëlqyer.
Ata kanë pushtuar pothuajse 20% të territorit tonë. Dhe ne jemi gati të diskutojmë paqen tani bazuar në parimin ‘ne do të qëndrojmë aty ku jemi’.
Ky është një kompromis i shkëlqyer”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments