PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: SHBA-ës DO TË HEQI GRADUALISHT SANKSIONET NDAJ MOSKËS; PYETJA ËSHTË SE SA TË FORTË MUND TË JENË EVROPIANËT?
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Draft-marrëveshja për t'i dhënë fund luftës ruso-ukrainase nuk parashikon heqjen e sanksioneve kundër Moskës nga Shtetet e Bashkuara, por Uashingtoni synon t'i heqë ato gradualisht pas përfundimit të luftës”.
Kështu tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski para gazetarëve, siç raportohet nga enti mediatik “Ukrainska Pravda”.
“Ne nuk shohim heqje të sanksioneve në këtë marrëveshje midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, por e kuptojmë se ShBA-ës do të lëvizin drejt heqjes sistematike të sanksioneve pas përfundimit të luftës.
Dhe këtu pyetja është se sa të fortë mund të jenë evropianët”, tha Presidenti Zelenski.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




































Comments