PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI NËNSHKROI DEKRET PËR SHKARKIMIN E KOLONELIT VOLODIMIR KOBANIÇENKO (KOBANICHENKO) NGA POSTI I KREUT TË SHËRBIMIT TË SIGURISË SË UKRAINËS NË RAJONIN ZHITOMIRIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Mar 5
- 2 min read

Kiev, Ukrainë | Koloneli Volodimir Kobaniçenko (Kobanichenko), u arrestua së bashku me komandantin e logjistikës së Forcave Ajrore kur morën një ryshfet prej 320 mijë dollarësh të lidhur me një plan për të përvetësuar kontrata mbrojtëse me vlerë 32 milionë dollarë ($).
Presidenti i Ukrainës nënshkroi një dekret presidencial për shkarkimin e Kolonelit Kobaniçenko (Kobanichenko) nga posti i kreut të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në rajonin Zhitomir, në veri të vendit.
Masa erdhi disa ditë pasi një gjykatë urdhëroi paraburgimin e tij për 60 ditë, si pjesë e një hetimi penal paraprak për përvetësim të fondeve për ndërtimin e projekteve të mbrojtjes në aeroportet ushtarake.
Koloneli Kobaniçenko (Kobanichenko) mori detyrën si kreu i SBU-së në Zhitomir në mujain nëntor të vitit 2022, mes ofensivës ruse.
Më 25 shkurt, agjentët e Sigurisë Kombëtare e zunë në befasi atë dhe Kolonelin Andri Ukrainats, komandantin e logjistikës së Forcave Ajrore, ndërsa po merrnin 320000 dollarë ($) të thata.
Të dy u arrestuan në flagrancë.
Çështja filloi në maj të vitit 2025, kur shteti ndau 1.4 miliardë hryvnia (rreth 32 milionë dollarë amerikanë) për ndërtimin e strukturave të parafabrikuara me hark për të mbrojtur aviacionin në aeroportet operative.
Departamenti i Kundërzbulimit Ushtarak identifikoi parregullsi serioze; projekte nën standard' struktura të mbrojtura në mënyrë të pamjaftueshme; kosto të fryra.
Megjithatë, pagesat paraprake sipas kontratave kishin filluar të transferoheshin.
Shefi i SBU-së veproi si garant i marrëveshjes dhe implikoi drejtpërdrejt një nga kontraktorët në skemë.
Të dy planifikuan të transferonin rreth 13 milionë monedha kombëtare - rreth 1% të financimit - për të korruptuar auditorët dhe për të porositur opinione të rreme (fiktive) mbi cilësinë e projekteve.
Rasti provokoi një reagim të menjëhershëm nga udhëheqja e sigurisë.
Një ditë para arrestimeve, Presidenti Zelenski njoftoi spastrim të shërbimeve dhe paralajmëroi se ata që i vënë interesat e tyre mbi ato të vendit do të largoheshin.
Ukraina renditet e 105-ta nga 180 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit 2024 të Transparency International, shteti i dytë më i korruptuar në Evropë.
Pavarësisht një përmirësimi nga vendi i 142-të në vitin 2014, Kievi është ende larg standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian për të ecur përpara në procesin e pranimit.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments