PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: QËLLIMI IM ËSHTË PAQJA; DO T'I KËRKOJ PARLAMENTIT TË MBAHEN ZGJEDHJE NËSE ARRIHET ARMËPUSHIM ME RUSINË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Sep 25
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha në një intervistë me z. Barak Ravid në “The Axios Show” se nuk ka ndërmend të udhëheqë vendin në kohë paqeje.
Presidenti Zelenski premtoi gjithashtu se do t'i kërkonte parlamentit ukrainas të mbante zgjedhje nëse arrihet një armëpushim.
I pyetur nëse do ta konsideronte mandatin e tij të përfunduar sapo të mbaronte lufta, Presidenti Zelenski u përgjigj se do të ishte gati të jepte dorëheqjen.
“Qëllimi im është t’i jap fund luftës”, jo të vazhdoj të kandidoj, tha udhëheqësi ukrainas.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments