PRESIDENTI VOLODIMIR ZELENSKI: QINDRA RAKETA DHE DRONË RUSË GODITËN KIEVIN; 4 VDEKJE + ZJARRE DHE 30 NDËRTESA TË DËMTUARA NË 9 LAGJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 14
- 1 min read

Kiev, Ukrainë | “Sulmet masive me raketa dhe dronë rusë mbi Ukrainën dhe kryeqytetin Kiev, të llogaritura mirë nga Moska, kanë shkaktuar vdekjen e të paktën katër personave”.
Kështu tha Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski.
Presidenti Zelenski akuzoi në mënyrë të qartë Moskën për një sulm të llogaritur qëllimisht që synonte të shkaktonte vuajtje maksimale për popullsinë dhe dëme maksimale në infrastrukturën civile.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se nisi një sulm masiv mbrëmë me dronë dhe raketa, përfshirë raketa hipersonike Kinzhal, kundër objektivave të kompleksit ushtarako-industrial dhe energjetik të Ukrainës.
“Sulmet - shtoi ministria në kanalin e saj Telegram - u kryen në përgjigje të sulmeve terroriste të Ukrainës kundër objektivave civile në territorin rus”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments